- 11-05-2024
- 258 shikime Autor : Imam Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!) | Kategori : -----
Tri bazat e Muslimanëve
Tema:
Dija është, ka thënë Allahu ka thënë i Dërguari i Tij *** Kanë thënë Sahabët, ata janë të parët e diturisë.
Kjo dije e dobishme fetare bazohet/ngrihet në këto tri çështje.
Fjala e Allahut të Lartësuar, e cila është ajo që ka ardhur në Librin e Tij (Kur’an).
E dyta është fjala e Profetit (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem!), pra, çdo gjë që saktësohet/vërtetohet prej Tij prej Sunnetit të Tij.
E treta është fjala e Sahabëve, pra, ixhmaja/konsensusi i Sahabëve.
Këto te treja janë argumentet/bazat e Muslimanëve.
Fjala e Allahut, fjala e të Dërguarit të Tij dhe fjala e të gjithë Sahabëve (Allahu është i kënaqur me të gjithë ata!).
Ndërsa nëse transmetohet (ndonjë fjalë) prej njërit prej Sahabëve, dijetarët kanë mospajtim në argumentimin me atë fjalë.
Shumica e dijetarëve kanë thënë:
Ajo (fjalë) nuk është argument.
Ndërsa të tjerët thanë:
Ajo (fjalë) është argument, por me kusht që të mos kundërshtojë ndonjë argument apo që të mos kundërshtojë ndonjë Sahabi tjetër. Nëse kundërshton ndonjë argument, përparësi i jipet argumentit. Nëse kundërshton ndonjë Sahabi tjetër, atëherë kërkohet e sakta (prej atyre dy fjalëve), dhe fjala e saktë (prej te dyjave) ajo është e vërteta. Kjo (e dyta prej mendimeve të dijetarëve) është më afër të vërtetës. Sepse Sahabët (Allahu është i kënaqur me të gjithë ata!) janë njerëzit më të ditur në fenë e Allahu dhe kjo për shkak se kanë jetuar me të Dërguarin e Allahut (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem!), kanë qenë larg nga kundërshtimet/përçarjet dhe akiden/besimin e kanë pasur të pastërt, etj prej cilësive të mira.
Prandaj autori tha:
‘’ata janë të parët e diturisë.‘’
Pra, njerëzit që dinë.
Autor:
Imam Uthejmini
(Allahu e mëshiroftë!)
Burimi:
Sherhu Nunijetu Ibnil Kajjim
39a/29
Përshtati:
Sulejman Kushi
26 Sheuual 1445H - 5.5.2024
Në video mund ta shikoni këtu