Udhëtimi i femrës pa mahrem kur është e sigurtë nga fitnet




Udhëtimi i femrës pa mahrem kur është e sigurtë nga fitnet

Pyetje:
A lejohet që një femër të udhëtojë e vetme pa mahrem kur është e sigurtë prej fitneve?

Përgjigje:
Jo (nuk lejohet)! Pejgamberi (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem!) ka thënë:

لا يحل لامرأة تؤمن بالله واليوم الآخر أن تسافر إلا مع ذي محرم

Nuk i lejohet një gruaje, e cila e beson Allahun dhe ditën e gjykimit, që të udhëtojë pa ndonjë prej mahremëve të saj.

Disa prej dijetarëve e kanë lejuar këtë gjë, dhe mendoj se janë dijetarët Maliki. E kanë lejuar që të udhëtojë për kryerjen e haxhit e shoqëruar me besimtare. Porse hadithi i Pejgamberit (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem!) është më parësor që të pasohet.

Autor:
Mukbil Ibn Hadij El-Uadi`ij
Allahu e mëshiroftë

Burimi:
Garatul Eshritati 2/465

Përshtati:
Sulejman Kushi
Durrës/Shqipëri
19 Rabi`unil Euuel 1441H - 17.11.2019